Tahiri: Thirrjet për kujdes vetëm pas humbjes së jetëve s'ndihmojnë, të investohet në teknologji - NACIONALE

Tahiri: Thirrjet për kujdes vetëm pas humbjes së jetëve s'ndihmojnë, të investohet në teknologji

1 vit më parë

nga NACIONALE

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj sigurisë rrugore, duke theksuar nevojën për masa proaktive e jo paralajmërime reaguese pas aksidenteve me fatalitet. Tahiri argumentoi se fokusimi vetëm në masat ndëshkuese të trafikut është i paefektshëm në uljen e viktimave në afat të gjatë.

Në deklaratën e tij, Tahiri theksoi mungesën e investimeve në teknologji moderne që mund të ndihmojnë në rregullimin e trafikut dhe përmirësimin e sigurisë rrugore.

"Kjo qeveri, ministrat e linjës përgjegjës nuk kanë pse të bëjnë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve, humbje që asgjë nuk ua kthen familjeve të dashurit e tyre. Nuk duhet të fokusohen vetëm në politika të masave ndëshkuese në trafik, të cilat nuk kanë asnjë efekt të qëndrueshëm në uljen e fataliteteve. Fokusi duhej të ishte në investimet në teknologji moderne për të kontrolluar shpejtësinë dhe sjelljen e pjesëmarrësve në trafik. Rrugët tona janë kaotike, infrastruktura e trafikut në gjendje të mjerueshme." - tha Tahiri ndër të tjera.

Lajme të ngjashme