Tahiri: Qëndrimi i AAK-së ndaj Qeverisë Kurti nuk ka ndryshuar - NACIONALE

Tahiri: Qëndrimi i AAK-së ndaj Qeverisë Kurti nuk ka ndryshuar

3 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se raporti i partisë së tij me Qeverinë Kurti nuk ka ndryshuar dhe se AAK-ja nuk po kërkon pjesëmarrje në ekzekutiv.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Tahiri deklaroi se Aleanca do të kishte hyrë në negociata vetëm nëse do të kishte lëvizur nga qëndrimi i saj politik ndaj qeverisë në detyrë.

“Pozicioni i Aleancës në raport me Qeverinë Kurti nuk ka ndryshuar,” tha ai, duke shtuar se partia nuk po kërkon “pozicione as marrëveshje politike për qeveri”.

Sipas Tahirit, AAK-ja tashmë ka paraqitur një platformë politike me gjashtë kushte, të cilat i konsideron të rëndësishme pas tri proceseve zgjedhore të zhvilluara deri tani.

Ai foli edhe për mundësinë e një qeverie të pakicës, duke e lidhur këtë skenar me një përpjekje për të krijuar krizë të re institucionale në prag të procesit për zgjedhjen e presidentit.

Tahiri tha se një qeveri e tillë do ta çonte vendin në një periudhë tjetër tensioni politik dhe do t’i jepte Qeverisë në detyrë hapësirë për ta fajësuar ish-opozitën për bllokim.

“Jo, zotëri, nuk po të bllokojmë. Nuk po të bllokojmë, sepse votat i ke marrë,” deklaroi ai.

Lajme të ngjashme