Tahiri: Për Kurtin ma para është pushteti se shteti - NACIONALE

Tahiri: Për Kurtin ma para është pushteti se shteti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edita Tahiri, ish kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, ka dhënë një intervistë për gazetën Front Online.

Në intervistë, zonja Tahiri ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin.

“Tash dialogu ka hyrë në fazën e Asociacionit. Zbatimi i saj po kërkohet qartë si nga SHBA ashtu dhe BE-ja, Siç e dimë, kjo çështje e ka sjellë Kurtin në pushtet, ai duke e kundërshtuar Asociacionin mori përkrahje të madhe nga votuesit e tij.” – deklaroi ajo.

Tutje, sipas Tahirit, për Kurtin më i rëndësishme është pushteti se shteti.

“Mirëpo tash ka ardhur koha që Kurti ta zbatoj Asociacionin, sepse e ka pranuar me pranimin e marrëveshjes bazike, ai e ka fshehur para opinionit këtë fakt pranimi deri më sot, por nuk po mundet më sepse partnerët ndërkombëtar hapur po kërkojnë zbatimin e Asociacionit. Ndërsa Kurti e di që nëse e zbaton i humb zgjedhjet; për Kurtin ma para është pushteti se shteti.” – theksoi Tahiri.

Lajme të ngjashme