Tahiri: Kurti mund të përpiqet ta pengojë financimin e mbrojtjes për çlirimtarët, por s`do të mund ta pengojë lirimin e tyre - NACIONALE

Tahiri: Kurti mund të përpiqet ta pengojë financimin e mbrojtjes për çlirimtarët, por s`do të mund ta pengojë lirimin e tyre

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, e ka kritikuar qeverinë e Kosovës për përpjekje për ta penguar financimin e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një video të postuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se Albin Kurti kurrë nuk do të mund të ndal lirimin e çlirimtareve.

“Kryeministri Kurti mund të përpiqet ta pengojë financimin e mbrojtjes për çlirimtarët tanë, por kurrë nuk do të mund ta pengojë lirimin e tyre. Sot jemi në Shkup, nesër kudo tjetër, deri në lirinë e plotë të heronjve tanë të luftës dhe të paqes!”, ka shkruar Tahhiri në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme