Tahiri i shokuar me presidenten: Osmani i shërbej kauzës elektorale të Kurtit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se është shokuese deklarata e presidentes Vjosa Osmani që tregojnë sinkronizimin e saj me Albin Kurti për caktimin e datës së zgjedhjeve më 28 dhjetor.
Ai ka vlerësuar se shefja e shtetit po tregon se caktimi i datës së zgjedhjeve ishte paracaktuar nga VV-ja.
Në këtë mënyrë, sipas tij, Osmani i ka shërbyer kauzës elektorale të Kurtit.
“Për mua është bukur shokuese të dëgjoj se Presidentja Vjosa Osmani kishte vepruar në sinkronizim të plotë kundër opozitës, duke i shërbyer kauzës elektorale të Albin Kurtit. Vendimi për datën e zgjedhjeve, 28 dhjetor 2025, ishte pikërisht data e kërkuar nga Kurti, ndonëse kundërshtohej nga partitë opozitare”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.