Tahiri i AAK-së: Rugova përfaqëson qëndresën dhe besnikërinë e një lideri që nuk u lëkund - NACIONALE

Tahiri i AAK-së: Rugova përfaqëson qëndresën dhe besnikërinë e një lideri që nuk u lëkund

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka vizituar shtatoret e presidentit Ibrahim Rugova, që u zbulua sot në Podujevë.

Tahiri ka thënë se Rugova i dha popullit besim dhe shpresë drejt lirisë.

Ai tutje ka thënë se Rugova përfaqëson qëndresën dhe besnikërinë e një lideri që nuk u lëkund.

Me rastin e përurimit të shtatores së Presidentit, Ibrahim Rugova, në Podujevë, nderojmë liderin që, me urtësinë dhe vendosmërinë e tij, i dha popullit tonë besim dhe shpresë drejt lirisë. Presidenti Rugova, përfaqëson qëndresën dhe besnikërinë e një lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë, të pavarur dhe krenare. Llapi dhe llapjanët gjithmonë e mbajtën në zemër, ashtu siç ai na mbajti të gjithëve.” – ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme