Tahiri i AAK-së: Qytetarët po e paguajnë më së shumti në histori energjinë elektrike, Qeveria s’ka bërë asgjë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se qytetarët po paguajnë dyfish çmimin e energjisë elektrike në krahasim me vitin e kaluar.
Këto deklarata ai i kë bërë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për energjinë elektrike.
“Ky është çmimi më i lartë që paguan qytetari i Kosovës në histori të vet. Çmimi i blerjes së një megavati është dy herë më i lirë se vitin që shkoi. Se sa është i rëndësishëm ky debat shihet nga prezenca e tyre me vetëm një minister.” – ka thënë ai.
Ai ka akuzuar Qeverinë se nuk ka bërë asgjë në lidhje me këto çmime të larta të energjisë elektrike.
“Një familje që i ka të hyrat 500-600 euro me pagu rrymën 250 euro çmimin e energjisë, ku ka kshtu. Asnjë send se keni bërë. Njerëzit presin në rend për investime solare, të gjithë investitorët asnjë përgjigje se kanë. Pritni Kurtin t’ju thotë shkoni majtas e djathtas.” – u shpreh Tahiri.