Tahiri i AAK-së: Kurti s'na ka konsultuar për takimin në Bruksel
Deputeti i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar nga kryeministri Kurti që në Bruskel të mos diskutohet për vendimet e Qeverisë që kanë të bëjnë më çështjet e brendshme të vendit.
Tahiri në një përgjigje për Nacionalen tha se Qeveria nuk i ka njoftuar dhe nuk ështe konsultuar paraprakisht me ta për takimin e 18 gushtit.
“Kryeministri Kurti në raport me vendimin për takimin më 18 gusht nuk e ka e konsultuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëkohësisht nuk ka kërkuar asnjë konsultë paraprake. Qeverisë ne i kemi thënë që kërkesa jonë është eksplicite. Ndalimi i takimeve në Bruksel për vendimet e Qeverisë për çështjet e brendshme”, tha ai.
Depiteti i AAk-së thotë se partia e tij kërkon që Kurti duhet të bisedojë me Serbinë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen e Kosovës.
“Ndalimi i dialogut teknik dhe përkushtimi i plotë në dialogun sipas diskutimeve me Sekretarin Blinken për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë”, janë elementet që duhet t’i përmbajë marrëveshja finale sipas Tahirit.
Ju kujtojme se më 18 gusht kryeministri Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë në Bruksel pas tensioneve në veri të 31 korrikut.