Tahiri: Dobësimi i shtetit vjen edhe nga shkeljet zinxhirore të Kushtetutës
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar situatën politike dhe institucionale në vend, duke thënë se dobësimi i shtetit nuk vjen vetëm nga keqqeverisja, por edhe nga shkelja e Kushtetutës dhe mosrespektimi i vullnetit të qytetarëve.
Tahiri tha se Kushtetuta duhet të jetë obligim për çdo zyrtar publik, pavarësisht funksionit që mban.
“Kushtetuta duhet të shihet si detyrim, jo si mënyrë. Ajo është korniza që kufizon sjelljen e secilit zyrtar publik, qoftë deputet, kryeministër, president apo çdo zyrtar tjetër publik”, tha ai.Ai kritikoi edhe deputetët, duke thënë se po shkelet betimi i tyre, ndërsa partia fituese, sipas tij, po shkel Kushtetutën.
“Sot deputetët janë duke e shkelur aktin më të shenjtë, betimin e tyre, ndërsa partia që i ka fituar zgjedhjet është duke e shkelur aktin më të lartë, Kushtetutën”, deklaroi Tahir