Tahiri: AAK është dhe do të jetë parti e respektueshme se ka vepra politike, shtetërore dhe kontribut - NACIONALE

Tahiri: AAK është dhe do të jetë parti e respektueshme se ka vepra politike, shtetërore dhe kontribut

2 orë më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të Albin Kurtit gjatë fushatës zgjedhore, kur ky i fundit kishte parashikuar se AAK-ja nuk do ta kalonte pragun zgjedhor dhe e kishte cilësuar si parti të vogël e familjare.

Në emisionin DPT te Fidani, Tahiri tha se rezultati zgjedhor tregoi se AAK-ja nuk mund të shpërfillet. Sipas tij, gjatë fushatës ishte krijuar bindja e gjerë se partia që përfaqëson nuk do të siguronte ulëse në Kuvend.

“Aleanca e udhëhequr prej Ramush Haradinajt, e tash prej Ardian Gjinit, ka qenë, është dhe do të jetë parti e respektueshme se ka vepra politike, shtetërore dhe ka kontribut”, deklaroi Tahiri.

Ai pretendoi se kundërshtarë të shumtë politikë kishin synuar ta linin AAK-në jashtë Kuvendit, por se ky synim nuk ishte realizuar.

“Lërë që nuk arritën, por jena partia e vetme që pa asnjë koalicion dhe pa asnjë prurje të madhe të kemi rritje numerike të votës”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme