“Ta hanktë dreqi kryetarin”, Bali Muharremaj tregon si i bërtiti në telefon gruaja personit që po e shoqëronte - NACIONALE

“Ta hanktë dreqi kryetarin”, Bali Muharremaj tregon si i bërtiti në telefon gruaja personit që po e shoqëronte

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar një rast qesharak që i kishte ndodhur derisa po kandidonte për këtë pozitë.

Ai ka treguar se kur po kandidonte për kryetar, një prej personave që po e shoqëronte ishte telefonuar nga bashkëshortja.

“Mu më ka ndodhë para nja 5 viteve, isha deputet, duke u përgatitur për kryetar. Një djal po më thotë me marrë pas vete, i thash që nuk është problem, dikur po e thirr bashkëshortja. Për me iu arsyetu, e lëshoi në interfon, i tha jam me kryetarin, u i tha, ta hongt dreqi kryetarin”, ka thënë ai.

Ndryshe, Muharremaj në zgjedhjet e fundit lokale ka fituar mandatin e dytë si kryetar i Suharekës.

Lajme të ngjashme