"Synoj të kandidoj për një mandat të katërt", shakaja e Trumpit në darkën me gazetarët - NACIONALE

"Synoj të kandidoj për një mandat të katërt", shakaja e Trumpit në darkën me gazetarët

1 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka thënë me shaka se do të kërkojë edhe një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa mori pjesë në darkën e Korrespondentëve.

Duke folur në këtë aktivitet të mbajtur të premten në mbrëmje në Uashington, Trump bëri humor me audiencën e tij – një sallë plot me gazetarë – duke thënë se do të kandidonte për president për herë të katërt, në përpjekje për të fituar një mandat të tretë në Shtëpinë e Bardhë.

"Kam kënaqësinë të njoftoj synimin tim, dhe kjo është disi një ekskluzivitet, synimin tim për të kandiduar për një mandat të katërt si president i Shteteve të Bashkuara."

Trump ka bërë vazhdimisht komente që lënë të kuptohet se ai mund të synojë një mandat të tretë në detyrë.

Megjithatë, një amendament i Kushtetutës, e cila është ligji më i lartë i Shteteve të Bashkuara, ndalon çdo person të shërbejë si president për më shumë se dy mandate.

Lajme të ngjashme