Syla si "Baba Vanga" parashikon fatin e Kurtit: Do të jap dorëheqje, e zëvendëson Emilia Redzepi
Analisti Valon Syla, ka shkruar një status, ku ka parashikuar se çfarë do të ndodhë me kryeministrin e vendit Albin Kurtin, kur të nënshkruhet marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Me anë të një postimi në Facebook, Syla ka thënë se marrëveshjen për Asociacionin do ta nënshkruaj zv.kryeministrija Emilia Redzepi dhe jo kryeministri Kurti.
“Jep dorëheqje Albini, tani qysh e pat emrin kjo, Zv. Kryeministrja, Emilia Redzepi, e nënshkruan asociacionin... del Albini e shanë... e mas zgjedhjeve kthehet...
Kjo duhet të jetë një prej skenarëve në kokën e Kurtit”, ka shkruar Syla.
