Syla pyet nëse AAK "po mban ymyt me hy në koalicion me Kurtin", Gjini: As s'mendojmë për atë punë
Analisti Valon Syla ka ngacmuar kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, duke iu drejtuar se “po mbani nashta ymyt me hy në koalicion me Albin Kurtin”.
“Opozita sikur edhe mos me pas përnime, po ju trajtoj sonte si opozitë, edhe po mbani ndosta ymyt me hy në koalicion me Albin Kurtin”, tha Syla.
Gjini, nga ana tjetër, mohoi një gjë të tillë duke deklaruar se “nuk e kemi asnjë skaj të mendjes”.
“Nuk e kemi asnjë skaj të mendjes sot me u bë gati me hy në pushtet me Vetëvendosjen, as nuk mendojmë për atë punë. Madje formalisht kemi edhe vendime që nuk bën me shku në këtë drejtim”, tha Gjini në “Pressing”.