Syla për Kurtin: Ki me ikë një ditë në Norvegji prej marres, kohën e humbur nuk kanë me ta falë kosovarët
Gazetari Valon Syla, përmes një postimi në Facebook, i ka reaguar kryeministrit Kurti, për subvencionimin prej 70% për çdo familje që ka një anëtar në punë dhe merr vetëm 300 euro.
Syla ka thënë se sipas kësaj politiike të Kurtit të gjithë punëtorët do të dukën si deputetët Gjyshinca, Dimal Basha, Jahja Koka, Fitore Pacolli e do edhe si dëshmitarë të Jehovës që si njeh askush.
“Sipas kësaj politike, krejt punëtorët kanë me u dokë si Gjyshinca, Dimal Basha, Koka e Raketës, Fitore Pacolli e do edhe si dëshmitarë të Jehovës që si njeh askush as për aftësi as për send, përpos që trokasin te dera me fletushka, që i ka bo ky deputet, se për meritë as në punë si kish marrë najkush najherë”, ka thënë Syla
Ai ka shtuar se Kurti ka punuar vetëm mbrapsht që nga Procesi i Rambujesë.
“Ose në shqip 'haku i hises' është i rëndësishëm me punu, me pas hapsire me u punësu me aftësi e me meritë, e jo anëtari për familje... por ti sdi ma shumë se ske punu kurrë, ski faj. Ti s'ke punu kurgjo pernime... Kopalla, recitale, madje ke punu mbrapsht në politikë prej Procesit të Rambujesë e deri te kiflet e tomli e uji me grushta i Fitore Pacollit”, tha Syla.
Sipas Sylës dëshira e vetme e Kurtit është që të hyj në histori, në të cilën do të hyj por vetëm si “debill”.