Syla për konferencën e Haki Abazit: Reflektim i inatit që ia rrasën Vetëvendosja
Analisti Valon Syla ka folur pas pretendimeve të ngrituar nga deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi për Qeverinë Kurti dhe për zhdukjen e mostrave të rastit, Astrit Dehari.
Syla e ka parë si performancë dhe sipas tij, Abazi e bëri veç për inatin se u shkarkua nga Kurti.
Kjo performancë e Haki Abazit duket që është veç reflektim i inatit për inicimin e shkarkimit të tij nga Kurti.
“Krejt kjo është një zhurmë e inatit që ja rrasën Hakise Vetëvendosja, ende pa ja nisë me marrë pushtetin Kurti. Kështu si Hakia ka plotë në VV, që kanë prite 2 vjet me marrë naj copë pushtet e kur nuk e marrin bohen hulumtues, patriot, filikaqa dhe përniherë dashamirë të interesit publik. Leni kopallat. Te shpija.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Shkrimi i plotë i Sylës:
Kjo performancë e Haki Abazit duket që është veç reflektim i inatit për inicimin e shkarkimit të tij nga Kurti.
Sa i përket ankesave për demokraci brenda VV, kishe si paska ditë Hakia para se me hi në VV, cilësinë e dobët të demokracisë aty dhe autoritetin papal të Kurtit. Por atëherë ishte Zv. Kryeministër dhe heshte se kishte pushtet. Ndërsa, tash pa pushtet e ministri, paska kishe edhe do video, që njoni te koka afru te mostra e rastit Dehari që poashtu të njejtat mostra nuk konfirmojnë ku me ditë se çka...
Krejt kjo është një zhurmë e inatit që ja rrasën Hakise Vetëvendosja, ende pa ja nisë me marrë pushtetin Kurti. Kështu si Hakia ka plotë në VV, që kanë prite 2 vjet me marrë naj copë pushtet e kur nuk e marrin bohen hulumtues, patriot, filikaqa dhe përniherë dashamirë të interesit publik. Leni kopallat. Te shpija.
