Prokuroria përveç Kurtit, pritet ta intervistojë edhe Haki Abazin për rastin ‘Dehari’
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka dhënë një përgjigje për Gazetën Nacionale, për pretendimet e Abazit se duhen të intervistohen kryeministri Kurti e ministrja Haxhiu për zhdukjen e mostrave në rastin Dehari.
Isufaj ka thënë se pas dhënies së deklaratave nga Abazi, ky i fundit do të ftohet nga Prokuroria për Intervistim.
“Nëse ka thanë se ka informata, natyrisht se do ta intervistojmë. Kushdo që thotë se ka informacione, ai ka me ardhë më dëshmu,"- -tha Isufaj.
Ndërkohë, rasti i zhdukjes së mostrave të Deharit nga frigoriferët e IML-ë, ende po hetohet nga Prokuroria.
"Nuk mundem me komentu asgjë, rasti është nën hetim,”- tha Isufaj për Nacionalen.
Shënim: Kryeprokurori Blerim Isufaj duket se ka ndërruar deklaratatte Telegrafi duke thënë se kryeministrin mund ta intervistonte pas intervistimit të Haki Abazit.
Çka tha Haki Abazi?
Akuza të renda për rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari ka drejtuar deputeti i LVV-së Haki Abazi.
Abazi duke folur për mostrat e gjakut të Deharit që muaj më parë u zhdukën nga Institutin i Mjekësisë Ligjore ka thënë se Prokuroria duhet ta intervistojë kryeministrin Albin Kurti, ministren e drejtësisë Albulena Haxhiu e disa anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes.
“Unë ju thash që ka monitorim 24-orësh në IML. Nuk besoj se kamerat mund të gënjejnë se cfaare ka ndodhur. Prokuroria duhet ta marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihailin, Nazlie Balajn dhe Albulena Haxhiun dhe Flutura Goga-Bajrami. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për tu mbajtë mbi supet e qytetarëve dhe këtij vendi që realisht kërkon drejtësi,”- ka thënë Abazi.