Syla pas deklaratës së Konjufcës për Asociacionin: Kurti t’u përgjigjet familjeve Balaj, Xheladini e Dehari - NACIONALE

Syla pas deklaratës së Konjufcës për Asociacionin: Kurti t’u përgjigjet familjeve Balaj, Xheladini e Dehari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari dhe analisti, Valon Syla ka thënë se Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka pranuar se Asociacioni do të implementohet nga Qeveria Kurti, që kushti i tyre është që ë bëhet pas Planit apo Marrëveshjes Franko - Gjermane.

“Sonte Glauk Konjufca e pranoi se asociacioni, apo zajednica do te implementohet nga Qeveria Kurti, por kushti i vetëm i tyre është që kjo të bëhet pas Planit apo Marrëveshjes Franko - Gjermane. Diplomacia e vendeve të Kuintit ka kërkuar që asociacioni të nis implementimin para marrëveshjes.” – ka shkruar Syla.

Pas deklaratës së Konjufcës, Syla i është drejtuar Kurtit që t’i përgjigjet familjareve Balaj, Xehladini dhe Dehari, që sipas Sylës “fëmijët e tyre u sakrifikuan duke i besuar Kurtit e Konjufcës, se këta do ta ndalin.”

“Albin Kurti, le ti përgjigjet tash familjeve Balaj, Xheladini dhe Dehari, se fëmijët e tyre u sakrifikuan duke i besuar Kurtit e Konjufcës, se këta do ta ndalin. Edhe dënimet për lotsjellës e bazuka ndaj Parlamentit e Presidencës le të ndëshkohen, s’paska pas nevojë për amnesti të dhunimit e terrorit. Apo jo? Taksirat për mu me gjujt lotsjellës në studio tash.” – ka shkruar Syla në Facebook.

Lajme të ngjashme