Syla me gjuhë të papërshtatshme kritikon Kurti: Qe pse po i përmend e i përkujton liderët serbë
Analisti Valon Syla ka kritikuar ashpër e me gjuhë të papërshtatshme ndaj kryeministrit, Albin Kurtit me rastin e përkujtimit të vrasjes së ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq.
Syla ka thënë se Kurti po i përkujton ish-liderët serbë për të krijuar konfuzion tek qytetarët që të flasin për gjëra të parëndësishme dhe kësisoj të mos flitet për punën e tij në qeveri.
“Albin Kurti ska çka përmend për sukseset e tij në Qeveri. Arsyeja pse i përmend e i perkujton liderët serb shpesh, tash e dyta herë, është me kriju konfuzion te publiku edhe me i shti krejt me fol për sende të pa rëndësishme.” – ka shkruar Syla.
Më tej, ai ka thënë se për Kurtin kriminelë janë Thaçi dhe Veseli teksa ka sulmuar atë me gjuhë të papërshtatshme.
“Për Albinin kriminel janë Thaçi e Veseli, ndërsa të mirë Ivanovici e Djindjici... për Albin Kurtin të vdekurit ka fjalë të mira, ndërsa për të gjallët ndjell terr e zi, se nuk është mirë në kry. Kjo është.” – përfundon shkrimi i tij.
Statusi:
