Syla kërkon hapjen e bastoreve: Krejt po luajnë online - NACIONALE

Syla kërkon hapjen e bastoreve: Krejt po luajnë online

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t`i hap bastoret.

Ai ka bërë me dije se vendosja e basteve po vazhdon online edhe duke shkuar në Maqedoni të Veriut.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me hapjen e bastoreve do të fitonte shteti.

“Qelni more bastoret. Edhe ashtu krejt po lujnë, por asgje spo tatimohet. Krejt online, ose disa edhe dalin jashtë kufijve në Maqedoni e tjeter kah. Vetem e mira kish me qene mos me leju, bastore 500 metra radius afer shkollave fillore dhe të mesme. Tjetër kah, shlirë”, ka shkruar Syla.

Lajme të ngjashme