Syla i qepon VV-së, Mulla Osmanit dhe hoxhollarëve të tjerë: Allahu Azoegjel dhe Vetëvendosje
Greva në arsim është bërë shkak që të shpërthejë debati në rrjetet sociale tash e një muaj. Ndër plot shkrime, analisti Valon Syla, ka reaguar përsëri, kësaj radhe ai e ka quajtur Vetëvendosjen parti “minimarksiste-mesjetare”.
Syla thotë se pushtetit po tenton që përmes hoxhollarëve të ndikojë në ndaljen e grevës në arsim.
Ai i ka reaguar edhe hoxhes, Osman Musliu, duke e pyetur atë se kush e ka paguar atë pasi që tha se ka punuar pa rrogë për 38 vjet.
Lexojeni shkrimin e plotë të Sylës:
Hej çfarë kombinimi interesant. Janë çu hoxhallarët kunder protestave, pasi që ky islamisti Gola si kryenegociator i VV'së deshtoj me bind SBASHK'un. Ky pak edhe me tarikate dështoi. Menihere u çu pas tij Naim Tërrnava si origjinal Suni, me konferencë dhe me zgjidhje...
Mulla Osmani MC R&B tha qe 38 vjet skam marrë rrogë. Çka kanë mësuesit që po lypin. Pytja është kush ja u paska jep rrogën Hoxhës qê hajke pasul me Albin Kurtin.

Keni lujtë, përnime. Ju jeni minimarksista, ju kam thonë ma heret. Por tash po ja u shtoj edhe mesjetar. Pra ju VV jeni një turmë minimarksiste-mesjetare.
Pra kifle, kunxha, tomël, ujë të kamarierit, hoxhë me pasul dhe negociata me BIK me mësuesa.
Allahu Azoegjel dhe Vetëvendosje... hajant në burg. Kishe.