Syla: A e nive gërrnaçin “jam hajn në Evropë”, këta janë votuesit e Albin Kurtit
Analisti, Valon Syla i është rikthyer temës së diaspores përsëri.
Përmes një statusi në Facebook, ai ka shkruar për rastin, ku një qytetar është afruar sot gjatë protestes, të Shoqatat e dala nga lufta dhe i ka quajtur veteranët “hajna”.
Me tutje, Syla ka përshkruar se si i mendon votuesit e kryeministrit Albin Kurti nga diaspora.
“A e nive atë gërrnaçin që i shajke veteranët që i tha policëve, une jam hajn në Evropë, s'jam këtu. Kishe me vjedh jashtë është patriotizëm. E këta janë pikërisht baza elektorale e Albin Kurtit, që kanë ikë nga liria e Kosovës, për me sha çdo vlerë këtu”, ka shkruar Syla.
