Sveçla, Vuçiqit: Po të presim që nëse vjen pa leje në Kosovë me të çu në burg te shokët e tu - NACIONALE

Sveçla, Vuçiqit: Po të presim që nëse vjen pa leje në Kosovë me të çu në burg te shokët e tu

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pasi disa posterë në veri me fotografi të Presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me mesazhe “po ju presim Komandant Suprem” u vendosën gjatë natës, ka reaguar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke kërcënuar me burgosje Vuçiqin nëse ia mësyen hyrjes në Kosovës pa marrë leje.

I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka shkruar Sveçla.

Lajme të ngjashme