Sveçla viziton zonat kufitare në veri, 'monitoron' punën e zyrtarëve policorë - NACIONALE

Sveçla viziton zonat kufitare në veri, 'monitoron' punën e zyrtarëve policorë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vizituar zonën kufitare në Bërnjak, Jasenovik dhe atë të liqenit të Ujmanit.

Siç ka bërë të ditur Policia, qëllimi i vizitës ndërlidhjes me monitorimin e punës së zyrtarëve policorë, të cilët monitorojnë atë zonë

"Qëllimi i kësaj vizite ishte e një rëndësie të veçantë, për të parë punën e zyrtarëve policorë, të cilët me patrullimet e tyre mbulojnë atë pjesë të zonës kufitare, për të ofruar siguri si dhe për të parandaluar krimin e kontrabandën e mallrave. Përveç tjerash kjo vizitë vie edhe pas raportimit në media lidhur me kontrabandën në këtë zonë kufitare, ku ministrat dhe stafi menaxhues u njoftuan nga afër me punën, angazhimin, përkushtimin dhe vështirësitë e punës në baza ditore të zyrtarëve policorë, në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të ndryshme kriminale." - thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lajme të ngjashme