Sveçla: U sulmuam me armë gjatë testimit për patrullim në Liqenin e Ujmanit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka konfirmuar se dy javë më parë gjatë testimit për patrullim në Liqenin e Ujmanit janë sulmuar me armë.
Këto deklarime ai i bëri sonte, pikërisht në datën kur Policia e Kosovës ka filluar patrullimin në liqen.
Ai mes tjerash ka pranuar se kanë një numër modest barkash, por sipas tij mjafton për fillim.
“Kemi pas para dikun 2 javësh, kur ne kemi bërë një testim me që rast jemi sulmuar me armë nga kriminelët nga ana tjetër e liqenit, prandaj kemi bërë përforcime të nevojsheme që t’i evitojmë raste të tilla”, tha Sveçla në T7.
Në fund ai tha se tashmë policia është më e gatshme për të kontrolluar pikën gjegjëse kufitare.