Sveçla shkon në Jarinjë e Bërnjak, ‘vëzhgon’ situatën pak ditë para fazës së gjobave
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se ka vizituar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla thotë se pa motivim te zyrtarët policorë, në koordinim me institucionet e sigurisë.
“Nga kjo vizitë pash motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Në fund, Sveçka shkruar se “angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete tona duke garantuar kështu sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend”.
Kjo vizitë e Sveçlës, vjen dy ditë para se kur nis të zbatohet vendimi i dytë, me gjobë, për targat ilegale.
Vlen të theksohet se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiq, janë ftuar nga Bashkimi Evropian që të takohen në lidhje me çështjen e targave, takim që pritet të ndodhë të dielën pasdite, ose të hënën në mëngjes.
