Sveçla prezanton Projektligjin për zyrtarët publik: Është rezultat i kërkesës së kohës
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka prezantuar para deputetëve Projektligjin për Zyrtarët Publik.
Në adresimin e tij, ai ka thënë se fokus kryesor i kësaj qeverie është reformimi i administratës publike.
Sipas tij, ky projektligj hap administratën publike dhe mundëson reformimin e saj.
“Ky projektligj është rezultat i kërkesës së kohës, po bëhet për të adresuar nevojat e administratës. Është kompletuar bashkë me palët e interesit për gjatë të gjitha fazave dhe është sjell këtu në Kuvend. Është produkt i përbashkët i nevojave që krijon zgjidhje për stangnimin që ka sjell administrata nder vite”, ka thënë Sveçla.