Sveçla për targat ilegale serbe: Pas 31 tetorit asnjë veturë nuk mund të qarkullojë në Kosovë - NACIONALE

Sveçla për targat ilegale serbe: Pas 31 tetorit asnjë veturë nuk mund të qarkullojë në Kosovë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për targat ilegale të lëshuara nga Serbia.

Ai tha se personat që nuk i ndërrojnë targat në “RKS” pas 31 tetorit, do të llogariten si pronarë të veturave të paregjistruara dhe do të merren organet e shtetit me ato targa.

“Me targat ilegale do të merren organet e shtetit dhe me ato targa automjetet nuk mund të lëvizin nëpër Kosovë. Më pas më këtë merren organet e Kosovës dhe asnjë veturë nuk do të mund të qarkullojë, as në rrugë, as nuk mund t’i shfrytëzojë pikëkalimet kufitare”, deklaroi Sveçla.

Lajme të ngjashme