“Sveçla gënjeu”: Kuçi e PSD-së nxjerr kontratën e një pjesëtari të NjSI-së:
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, nxorri një kontrat të një pjesëtari të NjSI-së për të përgënjeshtruar pretendimet e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se “po paguhen mbi 2 mijë e 200 euro në muaj” por duke mos treguar që kjo shifër është si pasojë e orëve shtesë të stërgjatura përtej çdo normaleje. Në kontratën e një pjesëtari të NjSI-së, siç e nxorri Kuçi dokumentin, figuron që paga është 631 euro.
Reagimi i Natyra Kuçit:
Xhelali me qellim i permendi pagat e policeve qe protestuan, qysh me qellim edhe nuk sqaron qe shuma mbi 2000 euro ka qene per situaten e jashtezakonshme, kur kane punu pa shku ne shpi me dite e jave.
Shikojeni nje kontrate pune per me e pa qe Xhelal Sveçla genjeu edhe ketu, vetem qe policia te linçohet e turperohet publikisht! 👇🏼👇🏼