Sveçla: Kosova s'ka listë që i arreston ish-policët, është fushatë dezinformuese e Beogradit - NACIONALE

Sveçla: Kosova s'ka listë që i arreston ish-policët, është fushatë dezinformuese e Beogradit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i ka quajtur “lajme të porositura” raporitmet nga Beogradi se Policia e Kosovës ka lista mbi të cilat po arreston ish-policët.

Sveçla shkruan në llogarinë e tij në Facebook, se kjo është pjesë e orkestruar e fushatës dezinformuese që sipas tij përdoret si mjet për të arsyetuar pretendimet territorial të Serbisë.

“Nuk ka lista të tilla. Ne nuk përpilojmë aso listash. Në Republikën tonë demokratike, prokuroria që ndjek krimin është degë tjetër e pushtetit prej policisë që zbaton ligjin e urdhrat dhe prej Ministrisë së Punëve të Brendshme që është degë e ekzekutivit”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.

Ministri ka thënë se fushata dezinformuese se një ish-polic në Mitrovicën e Veriut është arrestuar dhe se janë penguar punonjësit e elektrodistribucionit, “vërteton edhe njëherë nevojën që barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe se normaliteti duhet të kthehet sa më parë në këtë zone”.

“Policia e Kosovës do të zbatojë urdhrat e organeve të drejtësisë dhe do të vazhdojë të jetë vigjilente në ruajtjen e sigurisë publike dhe luftimin e krimit në çdo kohë”, përfundon Sveçla.

Lajme të ngjashme