Kurti i ashpër me Specialen: Vendimi për "Calin" indinjues - Sot e gjithmonë solidarë me UÇK-në - NACIONALE

Kurti i ashpër me Specialen: Vendimi për "Calin" indinjues - Sot e gjithmonë solidarë me UÇK-në

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me vendimin e Speciales për dënimin prej 26 vitesh burgim për Salih Mustafën.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Kurti ka thënë se ky vendim ishte indinjues. Tutje, ai tha se gjithmonë do të jemi solidarë me UÇK-në, sot e përgjithmonë.

"Ndërkohë ka mijëra vrasës nga Serbia që kurrë nuk janë dënuar e as gjykuar për mizoritë që i kanë bërë në Ballkan. Vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë. I bie që secili prej të dënuarve serbë mesatarisht të ketë vrarë mbi 462 shqiptarë dhe të ketë dhunuar 770 syresh", thuhet ndër të tjerash.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme