Sveçla: Armatimi i sotëm u gjet në pronën e “Gandit”, të dyshuarit kryesor për shpërthimin e bombës që ia mori jetën Afrim Bunjakut
Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje për armatimin që u kap sot në veri.
Ai tha se kjo sasi u gjet në pronën e Nemanja Radivojeviq që ishte i dyshuari kryesor që e shpërtheu bombën, si pasojë e së cilës humbi jetën Afrim Bunjaku.
Postimi:
Sot, në pronën e Nemanja Radivojević – i njohur si “Gandi”, janë gjetur municion, pajisje ushtarake, policore dhe veshje kamuflazhi.
Ky person është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që mori jetën e Heroit të Kombit, Rreshterit policor Afrim Bunjaku, më 24 shtator 2023 në Banjskë.
Për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën tonë. Pajisjet e gjetura sot janë dëshmi të qarta se ky grup kriminal, i dirigjuar nga Serbia, ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës. Por shteti ynë, institucionet tona të sigurisë, janë më të shtrira e më të forta se kurrë në këtë pjesë të vendit dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimcë të këtyre elementeve kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën.