Suspendimi 6 policëve nga IPK, reagon Sindikata e Policisë: Policët kanë kryer detyrën e tyre me profesionalizëm - NACIONALE

Suspendimi 6 policëve nga IPK, reagon Sindikata e Policisë: Policët kanë kryer detyrën e tyre me profesionalizëm

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar për vendimit të Inspektoratit Policor të Kosovës për suspendimin e 6 policëve.

Në reagimin e sindikatës është vlerësua i ngutshëm dhe joadekuat vendimin për suspendimin zyrtarëve policorë në Gjakovë.

Sipas sindikatës, zyrtarët policorë të suspenduar në rastin konkret kanë kryer detyrën e tyre me profesionalizëm.

“Pa dashur të ndërhyjë në kompetencat dhe pavarësinë institucionale të Inspektoratit Policor të Kosovës, Sindikata, duke u bazuar në audio incizimin e publikuar në media dhe pas analizimit të plotë të ngjarjes, ka vlerësuar se zyrtarët policorë të suspenduar kanë kryer detyrën e tyre me profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin”, është thënë në reagim duke dhënë detaje tjera.

“Në audio incizim dëgjohet i dyshuari duke përcaktuar edhe kohën e mundshme të sulmit ndaj zyrtarëve policorë. Për këtë arsye, me të drejtë ai është trajtuar si i dyshuar për veprat penale të kërcënimit dhe pengimit të personit zyrtar në kryerje të detyrës, dhe me urdhër të prokurorit është caktuar masa e paraburgimit”, ka vlerësuar Sindikata.

Lajme të ngjashme