Surroi: Nuk e di pse Rama refuzon ta kuptojë që Kosova është shtet edhe pa Hashim Thaçin - NACIONALE

Surroi: Nuk e di pse Rama refuzon ta kuptojë që Kosova është shtet edhe pa Hashim Thaçin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Flaka Surroi, opinioniste dhe gazetare veterane, ka shkruar një opinion, në të cilin ka komentuar fjalimin në Kuvendin e Shqipërisë të Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë.

Duke shkruar në mediumin Koha, Surroi ka kritikuar Ramën, të cilin e ka akuzuar se ka marrë rolin e të “gjithëdijshmit” dhe “babait patriarkal, që flet, qorton, kritikon, injon e udhëzon”.

Nuk e di se përse Rama refuzon ta kuptojë se Kosova është shtet edhe pa Hashim Thaçin, vëllain e tij, në pushtet.

“Nuk e di se përse refuzon ta kuptojë se Kosova është shtet edhe pa Hashim Thaçin, vëllain e tij, në pushtet. Pse refuzon të pranojë se si shtet që është e ka të drejtën të vendosë për vete ashtu siç e vlerëson më së miri.” – shkroi ajo ndër të tjera.

Lajme të ngjashme