Sulstarova: Nëse VV do të votohej masivisht më 2010, s'do të kishte dialog me Serbinë
Enis Sulstarova, aktivist i LVV-së, të cilin Albin Kurti e quajti profesor dhe mik të tij, ka thënë se mos të ishte kundërshtimi i VV-së, nuk do të kishte vendim të Gjykatës Kushtetuese që e hodhi në erë Zajednicën.
Sulstarova përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kurti i vetëm mes luftës ballore, rrethanore e thikave pas shpinë, po i’a del mbanë duke e ngritur standardin e përballjes me Serbinë dhe vëmendjen e Perëndimit ndaj nesh.
Ai tutje ka thënë se nëse ishte përkrahur VV qysh në vitin 2007, dhe nëse do të ishte votu qysh në vitin 2010, nuk do të kishim as Plan të Ahtisarit, e as më vonë dialog e marrëveshje me Serbinë.
