Sulstarova i VV-së mbron Mihalin: Kujtojnë se i trembin votuesit me Dejonën, shumë dobët
Enis Sulstarova, aktivist i VV-së nga Shqipëria, ka shkruar një status, në të cilin ka mbrojtur Dejona Mihalin, koordinatore e Komiteteve të VV-së, për të cilën ka disa ditë që Nacionale publikon disa komunikime me Nagip Krasniqin, ish-kryeshef i KEK-ut.
Sulstarova ka shkruar se tash janë përqëndruar “goditjet te Dejona, si të ishte shtriga e përrallës që u bën magji”.
Tutje, Sulstarova ka pasur edhe një frazë të ashpër, duke pretenduar se dikush i “riprodhon” në shqip frazat e Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.
“Mbasi nuk u ndezi baruti me "grupin e Tiranës", i përqendruan goditjet te Dejona, si të ishte shtriga e perrallës që u bën magji e u merr shpirtin deputetëve të LVV. Shumë dobët eksponentët e opozitës, kujtojnë se i trembin votuesit me Dejonën e frazat e Vuçiqit që i riprodhojnë në shqip” – ka shkruar ai.