Sulmoi një grua dhe ia dëmtoi pajisjet elektronike, arrestohet një burrë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi ka sulmuar një gru në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari po ashtu ia kishte dëmtuar edhe pajisjet elektronike.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
SULM & ASGJËSIMI APO DËMTIMI I PASURISË
Prishtinë / 13.10.2024 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe po ashtu dyshohet se ia kishte dëmtuar edhe pajisjet elektronike. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.