Sulmohet seksualisht një grua në Fushë Kosovë, i dyshuari në kërkim të policisë
Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një burrë.
Siç thuhet në raportin e policisë, e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Policia bën të ditur se në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndonëse thuhet se i dyshuari është në kërkim të policisë.
“Fushë Kosovë, 19.12.2022 – 00:00-02:30. Viktima kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ndërsa i dyshuari është në kërkim policor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.