Sulmohet fizikisht një llapjane, i vidhet zinxhiri i arit në vlerë prej 500 eurosh - NACIONALE

Sulmohet fizikisht një llapjane, i vidhet zinxhiri i arit në vlerë prej 500 eurosh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një qytetare nga Podujeva ka njoftuar policinë për një sulm ndaj saj.

Sipas viktimës, ajo është sulmuar nga një person, i cili pastaj ia ka vjedhur edhe një zinxhir të arit me vlerë 500 uro.

“Rr. Rozafa, Podujevë 17.05.2024-08:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i pa njohur dhe më pas me forcë i kishte marr një zinxhir të arit me vlerë 500€. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar” – raporton Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme