Sulmohet fizikisht avokati i Sali Berishës - NACIONALE

Sulmohet fizikisht avokati i Sali Berishës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sokol Mëngjesi, avokati i Sali Berishës është sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme në ish-Bllok.

Sipas “A2CNN”, rreth orës 08:50 ai është sulmuar nga persona të paidentifikuar të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Avokati është dërguar në spital për ndihmë mjekësorë dhe ndodhet në gjendje stabile.

"Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit, Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të ngjashme