Sulmohen zyrtarët policorë gjatë aksionit antidrogë, të dyshuarit vihen nën kontroll dhe sekuestrohen rreth 3 kg marihuanë - NACIONALE

Sulmohen zyrtarët policorë gjatë aksionit antidrogë, të dyshuarit vihen nën kontroll dhe sekuestrohen rreth 3 kg marihuanë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Zyrtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar më 11 gusht 2026, pasi dy persona të dyshuar nuk iu bindën urdhrave për ndalim dhe goditën policët në uniformë.

Sipas Policisë, zyrtarët kanë përdorur armën e zjarrit për neutralizimin e rrezikut, ndërsa më pas njësitë policore kanë arritur t’i ndalojnë automjetet dhe t’i vënë të dyshuarit nën kontroll.

Gjatë kontrollit në njërin prej automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar rreth 3 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Në kuadër të operacionit janë kryer edhe tri bastisje, ku janë sekuestruar edhe 0.7 gram marihuanë, dy automjete dhe dy telefona celularë.

Me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajme të ngjashme