Sulmi ndaj Sylës, Mushkolaj kritikon presidenten Osmani: Mosdënimi i dhunës është pajtim me të
Analisti i politikës, Imer Mushkolaj, ka kritikuar ashpër presidenten e vendit, Vjosa Osmani për mosreagim për sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla.
Mushkolaj ka thënë se presidentja Osmani duhet të jetë presidente e të gjithve edhe e Valon Sylës dhe jo të zgjedh heshtjen.
Sipas tij, heshtja e Osmanit është e turpshme.
“Presidentja Vjosa Osmani ka zgjedhur të hesht për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla. Ajo duhet të jetë presidente e të gjithëve, pra edhe e Valonit, pavarësisht a pajtohet me opinionet e tij. Mosdënimi i dhunës është pajtim me të. Heshtja e presidentes është e turpshme. Turpi ka emër!” – ka shkruar ai.
Ndryshe deri më tani vetëm presidentja Osmani nuk ka reaguar për sulmin e gazetarit Valon Syla.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona që dyshohen se e rrahën gazetarin Syla.
