Sulmi i 29 nëntorit, shefi i EULEX-it: Shqetësimet kryesore ishin në pasojat e asaj ngjarjeje - NACIONALE

Sulmi i 29 nëntorit, shefi i EULEX-it: Shqetësimet kryesore ishin në pasojat e asaj ngjarjeje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Giovanni Pietro Barbano, shefi i EULEX-it, ka theksuar se shqetësimi kryesor lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit në Ibër-Lepenc ishte pasojat e mundshme.

Ai e vlerësoi ngjarjen e 29 nëntorit si një sulm të qartë me bombë.

“Kualifikimi ishte natyrisht sulm me bombë, dhe shqetësimet kryesore ishin në pasojat e asaj ngjarjeje duke pasur parasysh nevojën dhe qëllimi e atij kanali të ujit. Diskutuam për nevojën e ofrimit të mbrojtjes së infrastrukturës kritike gjithandej Kosovës, por shqetësimi kryesor ishte mbrojtja e qytetarëve, prej pasojave të mundshme nga dëmtimi i kanalit”.

Lajme të ngjashme