Sulmet e VV-së ndaj Kushtetueses, Maliqi: Të krijohet përshtypja se Gjykata ia paska dhënë pushtetin ish-opozitës - NACIONALE

Sulmet e VV-së ndaj Kushtetueses, Maliqi: Të krijohet përshtypja se Gjykata ia paska dhënë pushtetin ish-opozitës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Studiuesi Agon Maliqi pas serisë së madhe të sulmeve të Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Kushtetuese shkroi se “të krijohet përshtypja se Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë pushtetin ish-opozitës”.

Për Maliqin këtu nuk ka fanta-shkencë, ndërsa gjërat janë të thjeshta: “i bën numerat dhe krijon institucionet”.

Postimi i plotë:

Mos me qenë njeriu pak i vëmendshëm, nga reagimet e VV të krijohet përshtypja se Gjykata Kushtetuese dje ia ka dhënë pushtetin ish-opozitës. Ndërkohë gjykatësit, dy prej të cilëve të votuar nga Kuvendi i shkuar me shumicë të VV, pas një hezitimi paraprak për me ndërhy, thjesht po thonë se VV si e para nuk ka mundësi me e zvarritë procesin pa fund dhe ka përgjegjësi me ndërtu konsensus (me i siguru numrat). Nuk është kjo science fiction: i bën numrat dhe krijon institucione.

Lajme të ngjashme