"Sulm terrorist" në Bruksel, vritet një polic
Një oficer policie është vrarë me thikë në një sulm terrorist pranë një stacioni treni në Bruksel, raportoi Sky News.
Zyra e Prokurorit Federal të Belgjikës njoftoi se dy oficerë policie ishin në shënjestër të incidentit pranë stacionit të Brukselit verior. Një zyrtar gjyqësor i tha Associated Press se dyshohet për një "sulm terrorist".
Sipas mediave belge, polici është goditur me thikë në qafë dhe ende nuk është përcaktuar motivi i sulmit. Sipas raportimeve të ndryshme në media, burri ka thirrur “Allahu Akbar”, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga prokuroria për momentin. Sulmuesi u vra, njoftuan mediat lokale. Ai dyshohet se është qëlluar në këmbë dhe në bark.
Ondraaglijk drama vanavond in Brussel. We zijn solidair met de politiediensten. De politie beschermt ons en moet beschermd worden. Mijn gedachten zijn bij de families van de slachtoffers en hun collega’s. @zpz_polbru staat ter beschikking van de zone Bruno indien nodig. https://t.co/JQj8GyRavq
— Philippe Close (@PhilippeClose) November 10, 2022
Ai njoftoi se do të vriste policët
Mediat lokale raportojnë se autori ka thënë më herët gjatë ditës së sotme në stacionin policor në Evere se do të vriste policët. Pas kësaj, ai u mor në pyetje, por u la i lirë.
Si pjesë e hetimit, disa rrugë u mbyllën dhe kryetari i bashkisë së Brukselit Philippe Close komentoi sulmin: "Dramë e tmerrshme sonte në Bruksel. Ne solidarizohemi me policinë. Policia na mbron, por edhe ata duhet të mbrohen. Mendimet e mia janë me familjet dhe kolegët e tyre”.
Quel drame horrible. Cet événement me brise le cœur. Mes pensées vont avant tout aux proches, aux membres de la zone de police et à l'ensemble de la police.
— Annelies Verlinden (@AnneliesVl) November 10, 2022
Fjalën e mori edhe ministrja e Brendshme, Annelies Verlinden. "Lajm i tmerrshëm. Mendimet e mia janë para së gjithash tek familja e viktimës dhe pjesëtarët e policisë. Po ndjek nga afër situatën dhe jam në kontakt të ngushtë me kryetarin, shefin e policisë dhe shërbimet e sigurisë. Kjo dhunë ndaj popullit tonë është e papranueshme”, shkroi Verlinden në Twitter. /Nacionale/