Suedia pajtohet që të ekstradojë një burrë në Turqi sipas marrëveshjes për NATO-n
Qeveria suedeze ka vendosur që të ekstradojë një burrë në Turqi, të kërkuar nga autoritetet turke për mashtrim. Ky është rasti i parë që Suedia i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Turqisë për ekstradimin e disa personave në mënyrë që të mos e bllokojë anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Turqia, anëtare e NATO-s, e tërhoqi kundërshtimin e saj për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën perëndimore pas bisedimeve të tensionuara, në të cilat Ankaraja i akuzoi dy shtetet e Evropës Veriore për strehimin e atyre që Turqia thotë se janë militantë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.
Si pjesë e marrëveshjes, Turqia dorëzoi një listë të personave që do që Suedia t’i ekstradojë, por ka shprehur zemërim për mungesën e përparimit.
Burri që do të ekstradohet është rasti i parë i njohur i ekstradimit në Turqi që nga nënshkrimi i marrëveshjes.