Suedia afrohet më shumë me NATO-n, heq embargon e armëve ndaj Turqisë
Anëtarja e mundshme e NATO-s, Suedia ka njoftuar se do të lejojë eksportin e armëve në Turqi, e cila kishte kërcënuar të bllokonte aplikimin e vendit skandinav për t'u bashkuar me aleancën e mbrojtjes prej 30 anëtarësh.
Vendimi do të thotë se Suedia, e cila ka kërkuar anëtarësimin në NATO së bashku me Finlandën fqinje, do të heqë embargon e armëve që kishte vendosur ndaj Ankarasë në vitin 2019 pas operacionit ushtarak të Turqisë kundër milicisë kurde të njohur si YPG në Siri.
Deri më tani, parlamenti i Turqisë nuk e ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, por vendimi i fundit i Suedisë mund ta ndryshojë këtë.
Bëhet e ditur se javën e ardhshme, një delegacion nga Suedia do të udhëtojë për në Ankara, për të diskutuar kërkesat turke për ekstradimin e figurave të kërkuara nga Turqia.
