Stoltenberg tregon lidhjet e tij personale me Ballkanin Perëndimor: Shijova akullorën e parë këtu
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ndau një histori personale dhe të ëmbël, si dëshmi që ai ka një lidhje të fortë me Ballkanin Perëndimor.
Stoltenberg tha se akolloren e parë në jetën e tij e ka shijuar në Ballkanin Perëndimor.
“Ballkani Perëndimor gjithmonë ka qenë në zemrën time, sepse kur isha fëmijë, babai im punonte në Ambasadën e Norvegjisë në ish Jugosllavinë. Atëherë kisha 3 vjet. Atëherë për herë të parë e shijova akulloren e parë…”- tha ai.
“Kam kujtime të këndshme nga fëmijëria ime nga ish-Jugosllavia. Nga atëherë, shpesh herë jam kthyer në këtë rajon, jam kthyer edhe në Maqedoninë e Veriut”, tha më tej Stoltenberg, përcjell TV21.
