Stoltenberg: Po rishikojmë nëse duhet të kemi një rritje të përhershme të trupave të KFOR-it në Kosovë - NACIONALE

Stoltenberg: Po rishikojmë nëse duhet të kemi një rritje të përhershme të trupave të KFOR-it në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se janë duke bërë një rishikim të rritjes së pranisë ushtarake të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Stoltenberg, pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se mund të këtë një rritje të përhershme të trupave të KFOR-it në Kosovë, për t’u siguruar se situata nuk del jashtë kontrollit.

Sapo arrita nga Sarajeva, ku kisha një takim të rëndësishëm dje dhe sot dhe tani jemi duke bërë një rishikim rreth pranisë tonë ushtarake në Ballkanin Perëndimor, që përfshin edhe Bosnje e Hercegovinën por edhe Kosovën. Kemi përdorur forcat tona rezervë për ta rritur praninë tonë menjëherë pas dhunës në shtator dhe tani po e rishikojmë nëse duhet të kemi një rritje të përhershme për t’u siguruar se kjo situatë nuk del jashtë kontrollit dhe nuk krijon konflikte të tjera të dhunshme në Kosovë ose më gjerë. Pra, do të bëjmë ata që është e nevojshme, aktualisht jemi duke rishikuar praninë tonë dhe ndryshimet e nevojshme dhe i kemi zbatuar rritjen e nevojshme të NATO-s”, deklaroi shefi i NATO-s.

Lajme të ngjashme