Stoltenberg: NATO është e përgatitur për përshkallëzime tjera aksidentale - NACIONALE

Stoltenberg: NATO është e përgatitur për përshkallëzime tjera aksidentale

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Stoltenberg është pyetur se cilat kanale shtesë ose masa mbrojtëse ekzistojnë për bisedimet midis NATO-s ose ShBA-së dhe Moskës për të siguruar që nuk mund të ketë përshkallëzime aksidentale në luftë.

Ai është përgjigjur duke thënë se, ka linja komunikimi midis ShBA-së dhe Rusisë, si dhe NATO-s dhe ka kanale të tjera të komunikimit me Rusinë.

“Ne jemi përgatitur për situata të tilla për shumë vite në NATO dhe duhet të sigurojmë që kur ndodhin incidente apo aksidente - kur ka një luftë që po ndodh - që ato të mos dalin jashtë kontrollit”, ka thënë Stoltenberg.

Ai më tej shtoi, se kjo ishte edhe ajo çka NATO bëri dje në lidhje me shpërthimin në Poloni, duke e cilësuar reagimin e aleancës të matur, të qetë por edhe të vendosur.

Lajme të ngjashme